Deliu: PDK është për përgjegjësi dhe llogaridhënie të secilit që ka përfituar jashtëligjshëm

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka theksuar se PDK është “për përgjegjësi dhe llogaridhënie të secilit që ka përfituar jashtëligjshëm".

Blerta Deliu, deputete e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, lidhur me qëndrimet e Komisionit të Venecias, i cili e ka dhënë dritën e gjelbër për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, vlerëson se ajo çfarë bën ky projektligj është amnistimi i krimit dhe korrupsionit ndërsa ushtron pushtetin politik mbi qytetarët.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka theksuar se PDK është “për përgjegjësi dhe llogaridhënie të secilit që ka përfituar jashtëligjshëm”.

“PDK po ua heq dilemën se jemi për përgjegjësi, për llogaridhënie të gjithsecilit që ka përfituar jashtëligjshëm në çfarëdo forme në këtë vend. Ky projektligj anashkalon në tërësi rolin e prokurorisë dhe organet ligjzbatuese që janë të mveshura me përgjegjësi kushtetuese. Në vend se t’ua lënë këtë punë profesionistëve të specializuar, kjo iu lihet në dorë zyrtarëve të kësaj byroje”, ka thënë ajo.

Sipas saj, Komisioni i Venecias konstatimet i ka përmbledhur në tri drejtime.

“Projektligji shkel të drejtat e njeriut, politizon byronë, dhe nuk krijon mekanizëm më efikas sesa këto që ekzistojnë aktualisht”, ka thënë Deliu, teksa shtoi se mbi këto konstatime do të duhej të ishte tërhequr mbrapa ky projektligj.

“Por nuk e bëtë, sepse projektligji qëllimin e ka të arsyetojë paragjykimet e juaja e jo asesi efikasitetin e drejtësisë”, shtoi ajo.

Deliu ka theksuar se Vetëvendosja me këtë projektligj ka provuar të ndërrojë këtë formulë duke tentuar ta bëjë të mundshmen të drejtë sepse sipas saj, “krejt çka paraqet kjo nismë është që votat i ka për ta bërë të mundshme”.

“Të gjithë e kemi ditur që prej fillimit të kësaj nisme kaq të pamatur, kaq të vobektë, kaq joserioze, sa i përket të drejtës se një gjë e tillë s’ka të bëjë asgjë as me drejtësinë e as me ligj. Këtë e ka vërtetuar qartë e drejtë edhe Komisioni i Venecias”, ka thënë ajo.

“Nga mënyra se si e shohim ne, Komisioni i Venecias, fatmirësisht, e ka frenuar një tendencë të tillë duke ia bërë të qartë kësaj qeverie që domeni shtetëror nuk mund dhe nuk do të duhej asnjëherë të shndërrohej në një domen partiak”, është shprehur Deliu.

Qëndrimi i LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, është i mendimit se duhet të formohet një komision ad-hoc të ketë ide konkrete se çfarë i duhet Kosovës konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme.

Sipas tij, nuk mund të bëhemi pjesë e Këshillit të Evropës, nëse nuk adresohen opinionet e Komisionit të Venecias.

“Sistemi prokurorial dhe gjyqësor duhet të jenë të pavarura, është e diskutueshme nëse themelimi i një organi të ri do të bënte luftën kundër korrupsionit më efektive, pra Komisioni i Venecias ngrit dyshime mbi nevojën e themelimit të këtij projektligji”, ka thënë ai.

“Pak vende e kanë bërë konfiskimin civil, unë pajtohem që në Kosovë të konfiskohet pasuria pa bazë, por konfiskim civil pa dënim penal në krahasim me konventën e të drejtave të njeriut është vetëm një teh i hollë”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar që të mos shfrytëzohet ky projektligj për persekutim politik, sepse siç thotë ai, Qeveria e ardhshme “do ta shfrytëzojë si mekanizëm të persekutimit politik”.

Në anën tjetër, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyçi, për këtë projektligj ka thënë se është në standardet ligjore.

Por sipas saj, duhet që të kthehet në pikën zero dhe të merren bazë opinionet e Komisionit të Venecias.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika