Deliu-Kodra: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie.

Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.

“Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Deliu-Kodra.

Sipas saj, PDK-ja gjatë gjithë procesit ka qenë e qartë në qëndrimet e saj politike dhe ka përcaktuar drejtimin e saj të ardhshëm.

“Qartësia jonë në këtë proces, kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës, kemi dhënë mesazhet tona politike, kemi dhënë qartësitë tona të mjaftueshme dhe kemi definuar të ardhmen tonë dhe të anëtarësisë e strukturës partiake”, tha ajo.

Deliu-Kodra  ka kritikuar mungesën e qartësisë politike pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se sipas saj nuk është parë vullnet për adresimin e çështjeve institucionale.

“Ka shumë paqartësi. Prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare nuk kemi parë asnjë vullnet politik të partisë që ka dalë me mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, për të adresuar qoftë çështjen e qeverisjes së ardhshme apo seancën konstituive e cila mbahet javën e ardhshme”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se partisë fituese i takon e drejta për të propozuar kandidatin ose kandidaten për kryetar të Kuvendit.

“Partisë fituese i takon e drejta e nominimit të kandidatit apo kandidates për kryetar të Kuvendit. Do të jetë një seancë procedurale”, tha ajo.

Megjithatë, ajo ka shprehur shqetësim për zhvillimet e kaluara në Kuvend, duke pretenduar se ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

“Në seancat e kaluara kemi pasur paqartësi dhe mënyra se si në vazhdimësi e kanë shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Deliu Kodra ka përsëritur se PDK-ja do të jetë pjesë e Kuvendit si subjekt opozitar.

“Normal që PDK do të jetë aty, parti opozitare. Do të jemi në Kuvend”, përfundoi deputetja e PDK-së.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika