Deliu për marrëveshjen për targa: Humbje kohe

Për deputeten e opozitës Blerta Deliu-Kodra, marrëveshja e arritur për targat mes Kosovës dhe Serbisë nuk është sukses sepse sipas saj më shumë është humbur se sa fitore

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu


Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka cilësuar marrëveshjen e arritur për targa në mes Kosovës dhe Serbisë sikur “humbje kohe” që kushtoi më shumë se kaq.

Përmes një postimi në Twitter, Deliu ka bërë edhe një pyete për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

“Pas të mërkurës vjen marrëveshja, a po Besnik Bislimi? Humbje kohe, prishje e raporteve me miqtë tanë, shtyrje e liberalizimit të vizave, tërheqje pa datë për marrëveshje finale – vetëm për t’u kthyer tek targat. Keq, shumë keq!”, ka deklaruar Deliu.

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika