Dell mbyll të gjitha zyret në Rusi

Firma kompjuterike Dell, të shtunën e 27 gushtit ka njoftuar se kanë ndërprerë punën në Rusi. Shumë prej studiuesve dhe inxhinierëve që punojnë për Dell në Rusi u ishin ofruar tashmë vende të reja pune, pasi u thanë se kompania po largohej plotësisht

Firma kompjuterike amerikane, Dell, një furnizues jetik i serverëve në Rusi, tashmë ka kufizuar operacionet qëkur Moska ka dërguar trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

“Që në shkurt, ne morëm vendimin për të mos shitur, shërbim apo mbështetur produkte në Rusi, Bjellorusi dhe rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, përveç Krimesë tashmë të embargos”, kanë thënë Dell, raporton Aljazeera.

Ministria ruse e Industrisë ka thënë të premten e 26 gushtit se shumë prej studiuesve dhe inxhinierëve që punonin për Dell në Rusi u ishin ofruar tashmë vende të reja pune, pasi u thanë se kompania po largohej plotësisht.

Sipas të dhënave të Aljazeera, shumica dërrmuese e specialistëve të qendrës së kërkimit dhe zhvillimit të Dell dhe inxhinierëve mbështetës në Shën Petersburg dhe Moskë kanë marrë tashmë oferta pune me paga konkurruese nga prodhuesit rusë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika