Demaku për koalicionin me Limajn: Është bashkim i natyrshëm për shkak të afërsisë së elektoratit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së dhe Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, duke e cilësuar atë si një bashkim të natyrshëm politik.

Në një intervistë në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Demaku ka thënë se bashkëpunimi mes dy subjekteve do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e energjisë brenda vetë PDK-së.

“Mendoj që po… e kemi bë me Fatmir Limajn sepse mendoj që është një koalicion i natyrshëm për shkak të afërsisë së elektoratit”, ka deklaruar Demaku.

Ai është pyetur nga moderatori Ermal Panduri edhe për faktin pse Limaj nuk është pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

“Pse nuk është në listë, nuk është në të drejtën time për ta dhënë… mendoj që Fatmir Limaj është një personalitet më i madh dhe më pak është e rëndësishme të jetë në listë apo të mos jetë në listë për shkak se autoriteti i tij është më shumë se sa të qenit në listë”, ka thënë ai.

Demaku ka vlerësuar gjithashtu rolin politik dhe kombëtar të Limajt ndër vite, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit aktual mes dy forcave politike.

“Nga perspektiva e zhvillimeve të kohës nëse kthehemi në retrospektivë është vlerë edhe e politikës por edhe lëvizjes tonë kombëtare të cilën s’mund t’ia mohoj askush dhe ai është pjesë e jona në këtë rrugëtim të përbashkët dhe kjo është më e rëndësishmja se sa ato të tjerat”, ka deklaruar Demaku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika