Këta diplomat të nivelit të lartë të shtunën e 21 tetorit kryeministrit Albin Kurti i kishin dorëzuar një draft të formimit të Asociacionit, për të cilën vet ekzekutivi thanë se e kanë pranuar.

Të njëjtin dokument, përpos qeveritarëve me më në krye kryeministrin Albin Kurti, e kanë parë edhe deputetët e Vetëvendosjes, por jo edhe opozita e as publiku.

Megjithatë, në media që nga e martja e fundit e tetorit është duke qarkulluar një dokument me pika të përmbledhura nga drafti që supozohet të i jetë dorëzuar Kurtit për asociacionin nga të dërguariti e QUNIT-it.

Mirëpo për dokumentin të cilin e ka edhe RTV Dukagjini, Qeveria e Kosovës kanë thënë se nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Ndërkohë dokumenti 11 faqësh që nuk e pranon qeveria që i ngjason atij të propozuar nga vartësit e Scholz, Macron Meloni e Biden flet për vetëqeverisje kornizë dhe me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës.

E që sipas profesorit universitar Mazllum Baraliu, kjo gjë është kundër Kushtetutës së Kosovës.

Sipas Baraliut që është edhe njohës i të drejtës kushtetuese, përfshirja e marrëveshjes së 2013 dhe asaj të 2015 nuk duhet as të shihet e as llogaritet si dicka në favor të Kosovës.

Kosovës nga ndërkombëtarët po i kërkohet me këmngulësi miratimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ndërkohë që nga Serbia kërkohet njohja ‘de facto’ e shtetësisë së Republikës së Kosovës.