Dëme të mëdha nga breshri në Istog, flet kryetari Ilir Ferati

Mot i ligë me rrebeshe shiu dhe breshri ka përfshirë sot, më 20.07.2026, komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Kryetari i kësaj Komune, Ilir Ferati, ka thënë për KALLXO.com se dëmet janë “katastrofale”.

Ai tha se në shumicën e fshatrave të kësaj komune janë dëmtuar kulturat bujqësore.

“Dëmet janë katastrofale në bujqësi sidomos, të gjitha kultura që kanë punu tash e sa muaj bujqit janë të dëmtuara. Në shumicën e fshatrave ka pasur dëme, prej Istogut deri në kufi me Pejë, në Kovragë që është njëri prej fshatrave me më së shumti tokë pjellore e punueshme totalisht të shkatërruara e deri të ekonomia familjare”- tha ai.

Ferati tha se ekipet e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Emergjencave janë në terren.

Ndërsa ka njoftuar se komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve do të fillojnë punën nesër, më 21.07.2026.

“Komisionet ia nisin prej nesër në ora 10:00, fillimisht kam takim me ta unë, pastaj dalin në terren me i vlerësu dëmet në bujqësi, më pas në ekonomi familjare dhe besoj që deri në fund javës mbërrijmë te një vlerësim që kemi nevojë me vendos në Kuvend, dhe më pas me drejtu në Ministri të Bujqësisë dhe me pas ata në Komisionin Nacional dhe me uru që mundemi me kompensu një përqindje të dëmit” – tha ai.

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka parashikuar për pasditen e sotme reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në disa zona.
 

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika