Demokratët Evropianë: Çka po ndodh në Serbi sot s’është vetëm alarmante – është e papranueshme

Demokratët Evropianë kanë reaguar në ditën e zgjedhjeve në Serbi, duke shprehur shqetësim për, siç thonë ata, shkelje të rënda të procesit zgjedhor dhe rrezikim të standardeve demokratike.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, ata përmendin raportime nga terreni për manipulim të votës, lista të dyfishta zgjedhore, blerje votash, si dhe intimidim të qytetarëve pranë qendrave të votimit.

Sipas tyre, janë raportuar edhe prani e personave të armatosur në afërsi të vendvotimeve, ndërsa qytetarë janë sulmuar gjatë dokumentimit të parregullsive.

Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Evropianë, Sandro Gozi, ka deklaruar se situata nuk paraqet një proces normal demokratik, por “një sistem nën presion që po përgjigjet me presion”.

Sipas reagimit, kushtet minimale për një votim të besueshëm nuk janë përmbushur, ndërsa theksohet se kur frika zëvendëson lirinë dhe intimidimi zëvendëson pjesëmarrjen, themelet e demokracisë rrezikohen seriozisht.

Demokratët Evropianë theksojnë se Bashkimi Evropian nuk duhet të qëndrojë i paqartë përballë këtyre zhvillimeve, duke paralajmëruar se heshtja do të nënkuptonte bashkëpërgjegjësi. Sipas tyre, qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira, mbrojtje dhe demokraci të vërtetë.

 

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika