Partia Demokratike Evropiane këtë të premte ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po pretendon ta paraqes vetën mirë jashtë vendit, por sipas tyre “në realitet Serbia vazhdon të përkeqësohet”, raporton Danas përcjell Dukagjini.
Demokratët Evropianë i referohen raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij (RSF), ku sic thonë ata rezultati është i qartë dhe tregon se gjatë 12 viteve të qeverisjes së Vuçiqit, Serbia ka rënë nga vendi i 54-të në të 106-in globalisht për lirinë e mediave.

“Kjo nuk është një detaj, por një sinjal alarmi. Liria e mediave është themeli i demokracisë. Një vend kandidat për në BE nuk mund ta përballojë një rënie të tillë. Pikë,” thuhet në deklaratë.
Serbia ka rënë në vendin e 104-të nga gjithsej 180 vende të renditura në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave për këtë vit, të publikuar dje nga Reporterët pa Kufij (RSF), që përbën një rënie prej tetë vendesh krahasuar me vitin e kaluar.
Në këtë publikim thuhet se gazetarët në Serbi që raportuan për protestat kundër qeverisë në vitin 2025 kanë pësuar një numër rekord sulmesh fizike, të paktën 100, shumë prej të cilave janë kryer nga policia.