Demolli e PSD-së kritikon Qeverinë Kurti: Janë jodemokratikë dhe mund të ketë ndarje të Kosovës

Donjeta Demolli, aktiviste e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka shprehur kritika ndaj Qeverisë Kurti duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Demolli theksoi se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti po synon themelimin e Asociacionit, dhe se ky veprim nuk do të mbyllet me kaq

Donjata Demolli, PSD

Aktivistja e PSD-së, Donjeta Demolli, duke komentuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Demolli e PSD-së theksoi se kjo Qeveri do ta themelojë Asociacionin, duke argumentuar se nuk do të përfundojë me kaq.

Sipas Demollit, serbët lokalë të veriut mund të kërkojnë autonomi ose ndarje nga Kosova, pasi Qeveria Kurti nuk është demokratike.

“Larg qoftë është autonomia dhe kërkesa për ndarje. Apo, edhe skenarët e tjera më të kobshëm për Kosovën. Kjo është vetëm nëse sot e institucionalizojmë kërkesën separatiste të një grupi të qytetarëve në veri. Atëherë kjo do të jetë ushqim për kërkesat me radhë. Siç e dimë Kosova nuk udhëhiqet nga një qeveri demokratike, e cila shtrihet dhe shihet qysh në jug edhe në veri të vendit. Atëherë do të ketë reagime edhe qasja e qytetarëve lokalë të veriut do të mund të gjen mirëkuptim nga vendet demokratike për kërkesat e tyre. Sepse qeverisja edhe pushteti nuk është demokratik”, ka thënë Demolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika