Dëmtohet ura, ndalohet qarkullimi në rrugën Ujz-Rogovë të Gjakovës

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi në rrugën që lidh fshatrat Ujz-Rugovë për shkak të dëmtimit të urës

Aksi rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë në Gjakovë





Të martën e 22 nëntorit Komuna e Gjakovës ka njoftuar se është ndaluar qarkullimi në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rugovë.

Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, ky aks rrugor është ndaluar për qarkullim për shkak të dëmtimit të urës, e cila përbën rrezik për kalimin e automjeteve.

Pasi që ky aks rrugor u ndalua, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë.

“Sektori për Transport dhe Trafik ka pranuar njoftim nga stacioni policor për ndalim të qarkullimit në aksin rrugor që lidh fshatrat Ujz dhe Rogovë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

“Kjo për shkak të dëmtimit të urës e cila siç shihet në fotografi përbën rrezik për kalimin e automjeteve mbi të dhe si rrjedhojë e kësaj, patrullat policore kanë vendosur shirita të ndalimit të qarkullimit në këtë urë”, thuhet tutje në njoftim.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika