Dëmtohet vetura e RTV Dukagjini në Zveçan

Një tjetër veturë e RTV Dukagjinit është dëmtuar në komunën e Zveçanit, të mërkurën

Veturës së ekipit raportues të RTV Dukagjini i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.

Së njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat. Pas pak, RTV Dukagjini do të sjellë pamje të veturës së dëmtuar.

Ky nuk është rasti i parë i vandalizmit të veturave gjatë ditëve të fundit të raportimit në veri.

Të hënën, një tjetër veture të RTV Dukagjini i ishin shqyer gomat gjersa e njëjta edhe kishe pasur shkrime me ngjyrë të kuqe me përmbajtje nacionaliste.

Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në vend, përfshirë edhe RTV Dukagjini, janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika