Çështja e veriut të Kosovës dhe ajo e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ishin pikat kyçe të diskutimit mes kryeministrit Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Dendias.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Dendias, përmes një postimi në Twitter.
“Sot bisedova përmes telefonit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Bisedimi u fokusa në zhvillmet e fundit në veri të Kosovës dhe në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka deklaruar ai.
Ι spoke over the phone today with Kosovar PM, A.Kurti. Discussion focused on recent developments in northern Kosovo & in the Belgrade-Pristina Dialogue. pic.twitter.com/IiXQXjcHyv
— Nikos Dendias (@NikosDendias) January 14, 2023