Dënimet për sulmin në Banjskë, Haxhiu: Rendi kushtetues foli sot

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, duke e cilësuar vendimin si dëshmi të funksionimit të rendit kushtetues dhe drejtësisë në vend.

Haxhiu vlerëson se me këtë vendim foli rendi kushtetues i Kosovës, të cilin siç thotë Haxhiu rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund, duke rënë në krye të detyrës, njofton Dukagjini.

Ajo shtoi se ky aktgjykim dëshmon se sulmet ndaj Policisë së Kosovës, rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit nuk do të mbeten pa ndëshkim.

“Me aktgjykimin e shpallur sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim për sulmin terrorist në Banjskë. Sot foli rendi kushtetues i Kosovës të cilin rreshteri Afrim Bunjaku e mbrojti deri në fund. Ky vendim është dëshmi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës, ndaj rendit kushtetues dhe ndaj sigurisë së vendit tonë nuk do të mbetet pa ndëshkim”.

Megjithatë, ushtruesja e detyrës së presidentes thekson se drejtësia për këtë rast nuk është përmbyllur plotësisht. Sipas saj, ajo do të përfundojë vetëm atëherë kur të gjithë përgjegjësit, përfshirë Millan Radoiqiq, të dalin para drejtësisë.

“Megjithatë, drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë nuk përfundon këtu. Ajo përmbyllet vetëm kur të gjithë përgjegjësit në krye me terroristin Millan Radoiqiq të dalin para drejtësisë. Lavdi Afrim Bunjakut, heroit tonë!”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika