Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hill: Thaçi nuk ka qenë i përfshirë në vepra të paligjshme

Christopher Hill, ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, ka komentuar dënimin me gjithsej 81 vite burgim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale në Hagë.

Në një intervistë për Klan News, Hill ka thënë se ishte “tepër i zhgënjyer” nga vendimi i gjyqtarëve, duke theksuar se ai kishte dëshmuar në favor të Hashim Thaçit, pasi besonte se ish-presidenti i Kosovës nuk ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Unë kam dalë si dëshmitar në emrin e Thaçit, sepse unë besoj se nuk ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Fatkeqësisht gjyqtarët morën vendimin e kundërt dhe unë po isha shumë i zhgënjyer”, ka deklaruar Hill.

I pyetur nëse ishte befasuar nga dënimet, Hill ka thënë se vendimet gjyqësore janë të vështira për t’u parashikuar, pasi gjykatat shqyrtojnë një numër të madh provash.

“Vendimet gjyqësore janë të vështira të parashikohen, pasi shqyrtohen shumë prova. Nuk u surprizova, sepse seanca të tilla gjyqësore shkojnë sipas mënyrës së tyre. Mund të them se isha tepër i zhgënjyer”, ka thënë ai.

Hill, i cili gjatë viteve 1998-1999 ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, ka treguar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë nuk kishte parë atë që në procesin gjyqësor është cilësuar si “sipërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Unë nuk kam parë asnjë sipërmarrje të përbashkët kriminale. Unë përpiqem të gjej një mënyrë për të ecur përpara, që do të çojë të gjitha palët të shikojnë drejt së ardhmes. Kur isha në Kosovë më 98’-1999 situata ishte tepër e vështirë. Situata në Kosovë ishte e rëndë, sepse duhet të përdornim bombardimet për ta zgjidhur problemin. Unë asnjëherë nuk e pashë këtë ‘sipërmarrjen e përbashkët kriminale’. Unë thashë në Hagë se UÇK-ja nuk ishte një organizatë e strukturuar. UÇK-ja kishte kapacitete, që ishin të limituara. Por gjykata nuk ra dakord me fjalët e mia”, ka deklaruar Hill.

Ai ka folur edhe për rolin e Thaçit brenda UÇK-së, duke kundërshtuar idenë se ai kishte kontroll mbi të gjitha zhvillimet në terren.

“Unë isha në Hagë vetëm për pjesën që lidhej me dëshminë time. Thaçi nuk kontrollonte çdo gjë në terren. Nuk kishte një autoritet qendror, që të mund të jepte urdhra në atë kohë”, ka thënë Hill.

Sa i përket organizimit të UÇK-së, ish-diplomati amerikan ka thënë se ajo ishte një organizatë që synonte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, por sipas tij nuk kishte një strukturë të mirëfilltë vertikale.

“UÇK ishte një organizatë, që donte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë nuk ndjeva se kishte ndonjë organizim të mirfilltë vertikal, ku mesazhet nga kreu do të ekzekutoheshin nga pjesa poshtë. Në atë kohë, kishte shumë njerëz që donin të ishin në krye të UÇK-së, që të ishte ushtri e mirfilltë, që të merreshin më seriozisht nga vendet e perëndimit”, ka deklaruar ai.

Në shkallën e parë të gjykimit, Gjykata Speciale në Hagë dënoi me gjithsej 81 vite burgim katër ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vite burgim.

Intervista

Gazetarja: A ishin befasi për ju dënimet për ish-krerët e UÇK-së?

Christopher Hill: Unë kam dalë si dëshmitar në emrin e Thaçit, sepse unë besoj se nuk ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Fatkeqësisht gjyqtarët morën vendimin e kundërt dhe unë po isha shumë i zhgënjyer.

Gazetarja: Pritshmëritë kanë qenë që z Thaçi dhe të tjerët do të dilnin të pafajshëm.

Christopher Hill: Vendimet gjyqësore janë të vështira të parashikohen, pasi shqyrtohen shumë prova. Nuk u surprizova, sepse seanca të tilla gjyqësore shkojnë sipas mënyrës së tyre. Mund të them se isha tepër i zhgënjyer.

Gazetarja: Ju keni qenë i dërguar special i SHBA-ve në Kosovë më 1998-99. Keni takuar Thaçin dhe UÇK-në. A keni parë diçka që ngjan si sipërmarrje e përbashkët kriminale?

Christopher Hill: Unë nuk kam parë asnjë sipërmarrje të përbashkët kriminale. Unë përpiqem të gjej një mënyrë për të ecur përpara, që do të çojë të gjitha palët të shikojnë drejt së ardhmes. Kur isha në Kosovë më 98’-1999 situata ishte tepër e vështirë. Situata në Kosovë ishte e rëndë, sepse duhet të përdornim bombardimet për ta zgjidhur problemin. Unë asnjëherë nuk e pashë këtë “sipërmarrjen e përbashkët kriminale”. Unë thashë në Hagë se UÇK-ja nuk ishte një organizatë e strukturuar. UÇK-ja kishte kapacitete, që ishin të limituara. Por gjykata nuk ra dakord me fjalët e mia.

Gazetarja: Ju thatë se Thaçi nuk kishte rol drejtues. Mendoni se Prokuroria duke e quajtur z Thaçi si drejtues të UÇK-së ishte shumë e dëmshme për të?

Christopher Hill: Unë isha në Hagë vetëm për pjesën që lidhej me dëshminë time. Thaçi nuk kontrollonte çdo gjë në terren. Nuk kishte një autoritet qendror, që të mund të jepte urdhra në atë kohë.

Gazetarja: Çfarë organizimi kishte UÇK?

Christopher Hill: UÇK ishte një organizatë, që donte pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. Unë nuk ndjeva se kishte ndonjë organizim të mirfilltë vertikal, ku mesazhet nga kreu do të ekzekutoheshin nga pjesa poshtë. Në atë kohë, kishte shumë njerëz që donin të ishin në krye të UÇK-së, që të ishte ushtri e mirfilltë, që të merreshin më seriozisht nga vendet e perëndimit.

Gjykata e Hagës dënoi me 81 vite burg ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e parë të gjykimit.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vite heqje lirie, Jakup Krasniqi po me 25 vite, Kadri Veseli me 18 vite burg dhe Rexhep Selimi me 13 vite.

Të fundit nga rubrika