Denis Bastari vizitoi FFK-në, njoftohet për projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit

Denis Bastari vizitoi FFK-në, njoftohet për projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit

Menaxheri i lartë i programit HatTrick në UEFA, Denis Bastari, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës, ku u prit nga presidenti Agim Ademi.

njoftimin e FFK-së thuhet se si pati mundësinë të shohë nga afër projektet që FFK do t’i paraqesë për miratim në programin HatTrick, me theks të veçantë projektin e stadiumit të ri të kryeqytetit, për të cilin ditë më parë kreu i FFK-së dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama u dakorduan për fillimin e ndërtimit të tij.

“Presidenti Ademi e njoftoi zyrtarin e UEFA-s në detaje rreth këtij projekti dhe theksoi se ky stadium, parasegjithash do të shërbejë për ndeshjet e ekipeve kombëtare, por do të jetë në dispozicion edhe për nevojat e tjera të futbollit në Kosovë. FFK do të participojë në ndërtimin e këtij stadiumi përmes programit HetTrick të UEFA-së. Bastari e vlerësoi punën e FFK-së dhe projektet e parapara për t’u realizuar, derisa nga afër u njoftua edhe me punët e kryera në Shtëpinë e Futbollit si dhe në Kampin Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftim.

Ademi shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunitetit të futbollit në vend për UEFA-në, e cila në vazhdimësi e ka mbështetur zhvillimin e futbollit kosovar, sidomos në aspektin e infrastrukturës. Ai, njëherësh shprehu përkushtimin e tij të plotë për të vazhduar punën në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë ata që e zhvillojnë aktivitetin e tyre të futbollit në vend.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika