Dënohen me burg dhe para 11 personat që kishin kontrabanduar kafshë nga Serbia në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar 11 personat, të cilët kanë kontrabanduar kafshë në mënyrë ilegale nga Serbia në Kosovë

Gjykata Themelore Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, e ka shpallur aktgjykimin kundër 11 të akuzuarve për veprën penale “në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi Kontrabandimi i mallrave”.

Në njoftimin e gjykatës janë dhënë detaje për rastet e 11 të akuzuarve. Dhjetë nga ta janë dënuar me burg kurse njëri prej tyre vetëm me gjobë.

11 persona janë akuzuar nga Prokuroria, pasi nga viti 2017 e deri në muajin maj të vitit 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit D.I dhe B.R, të cilët gjenden në arrati, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar kafshë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës, duke iu shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore.

Personat e dënuar janë:  I.J, A.I, F.I, B.U, N.J, XH.J, M.J, N.B, B.M, J.M dhe S.I.

Dënimet e secilit veç e veç mund t’i lexoni në webfaqen e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika