Dënohen pesë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, njëri 12 vjet e të tjerët nga 10 vjet

Foto ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgiykim dënues ndaj pesë të akuzuarve B.Rr., D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., të cilët akuzohen për dhunimin e të miturës- që njihet si rasti i 11-vjeçares. I akuzuari B.Rr., u dënua me 12 vjet burgim, ndërkaq katër të tjerët me nga 10 vjet burgim.

Sipas Gjykatës, i akuzuari B.Rr., është shpallur fajtor dhe është dënuar me 12 vjet burgim. Kurse, të akuzuarit D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar secilit veç e veç me nga 10 vjet burgim.

Të akuzuarve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

Me këtë vendim, të akuzuarit obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale- për paushallin giyqesor të paguajnë shumën nga 500 euro dhe në emër te taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç shumën nga 50 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë.

E dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të pandehur për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së,  ndërsa i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“I pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 dhjetor ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika