Dënohet me 15 vjet burgim, i akuzuari për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare

S.O ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare". Ai është dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore, Prishtinë





Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin S.O, për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë, ku thuhet se të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest juridiko-civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

S.O ngarkohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga neni 235, paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika