Dënohet me 17 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e vëllait në Graçanicë

Fotografi ilustruese

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Millorad Shubariq, duke e dënuar me 17 vjet burgim për vrasjen e vëllait D.Sh në Graçanicë.

Shubariq u dënua për veprën penale “Vrasje e rëndë në aftësi esencialisht të zvogëluar mendore”, pasi më 7 maj të vitit 2022 për shkak të mosmarrëveshjeve, kishte privuar nga jeta vëllain e tij tani të ndjerin D.Sh.

Aktgjykimi ndaj Shubariq u shpall të enjten nga gjykatësja Alltën Murseli.

Të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të vendimit.

Sipas aktakuzës të datës 13 prill 2023, i akuzuari Millorad Shubariq me nofkën “Miqa”, i cili gjendet në paraburgim, akuzohet se me datën më 7 maj 2022 rreth orës 15:30 minuta, në fshatin Gushtericë e Ultë, Komuna e Lipjanit, për shkak të disa mosmarrëveshjeve në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit D.Sh., dhe zënkave disavjeçare rreth pronës-shtëpisë së përbashkët të vëllezërve- të pandehurit Millorad Shubariq dhe D.Sh., derisa tani i ndjeri D.Sh., ishte duke punuar me kosë para shtëpisë së tij në oborrin e përbashkët me të pandehurin, ndërsa i pandehuri Millorad Shubariq ishte duke konsumuar birra, mes tyre ka filluar një fjalosje dhe kacafytje ku i pandehuri Millorad Shubariq ka hyrë në dhomën e tij ku ka marrë armën e tij zyrtare të tipit “Glock”, pastaj ka shkuar te shtëpia e tani të ndjerit dhe me dashje ka shtënë me armë tetë herë në drejtim të tij dhe e ka qëlluar, ku si pasojë e plagëve tani i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Me këtë, i pandehuri sipas Prokurorisë ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika