Dënohet me 300 euro gjobë trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka njoftuar se ka gjobitur trajnerin e Prishtinës, Ismet Munishi me një gjobë prej 300 eurosh

Ismet Munishi

Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është dënuar nga komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës pas akuzave në adresë të gjyqtarëve pas ndeshjes Prishtina – Ballkani.

Munishi është dënuar me 300 euro gjobë.

Munishi disa herë këtë edicion ka akuzuar gjyqtarët për ndikim në rezultatin e ndeshjeve.

Ai ka pretenduar se skuadra e Prishtinës po dëmtohet.

“Kryetrajneri i FC ”Prishtina”, Ismet Munishi , nr ID.009766M74. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes akuzon gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Prishtina-Ballkani si dhe të disa ndeshjeve të këtij stinori. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, ka njoftuar FFK.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika