Dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim i akuzuari për pjesëmarrje në ISIS
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpaluar aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me inicialet H.S., për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim. Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se “I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpaluar aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit me inicialet H.S., për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Ai është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
Në njoftimin për media të Gjykatës thuhet se “I akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 8 (tetë) muaj, në të cilin, dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”.
Sipas njoftimit, i akuzuari me datë 23.11.2015, me paramendim dhe me dashje si dhe me përgatitje paraprake së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur, kishte lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, dhe kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Republikës së Turqisë, ku përmes lidhjeve të caktuara, kishte depërtuar në Siri.
Ai shkoi në Siri në qëllim që t’i “bashkëngjitet organizatës terroriste ‘ISIS’, e cila në këto vende ka qenë duke u luftuar, është angazhuar si pjesëtarë i ‘ISIS-it’, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e ‘ISIS-it’, është financuar nga ‘ISIS’ me shumën e të hollave prej nga 100 Dollar Amerikan në muaj, duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të ‘ISIS-it’, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar te Forcat Demokratike Siriane, ku edhe me datë 28.05.2022 është riatdhesuar në Republikën e Kosovës”.















