Dënohet me 9 vjet burgim i mituri për vrasjen në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, e ka dënuar më 9 vjet burgim të miturin A.O. i cili në  bashkëkryerje me vëllanë e kanë privuar nga jeta viktimën A.O duke përdorur mjete të forta.

I mituri sipas gjykatës e ka goditur thikë disa herë në gjoks viktimën, i cili më pas është dërguar në spital pa shenja jete.

Me këtë, Gjykata ka konstatuar se në bashkëkryerje, ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. 

Në shqyrtimin gjyqësor të datës 18.09.2026,  i mituri A.O., ka deklaruar se ndihet përgjegjës – fajtor, për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Pas kësaj trupi gjykues ka vlerësuar se i mituri ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit- përgjegjësisë. Pranimi i përgjegjësisë është bërë  pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, dhe pastaj trupi gjykues ka marrë aktvendim, me të cilin pranohet pranimi i përgjegjësisë-fajësisë nga i mituri A.O., nga fshati Kobaj – Komuna e Prizrenit, për shkak se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale – vrasja e rëndë dhe veprën penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika