Dënohet me dy vjet burgim një i akuzuar për shtytje në kryerjen e veprave terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor L.B. për veprat penale të shtytjes për kryerjen e veprave terroriste dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve. I dënuar me 2 vjet burgim dhe një gjobë prej 3000 eurosh, duhet ta paguajë në 15 ditë pas aktgjykimit

Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur fajtor të akuzuarin L.B, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I akuzuari L.B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy 2 vjetësh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe në masën e arrestit shtëpiak nga data 15 maj 2023 deri me 7 mars 2024 dhe dënim me gjobë në shumë prej tre mijë euro, të cilin dënim i akuzuari duhet ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Siç ka njoftuar gjykata, nga i akuzuari konfiskohen përgjithmonë sendet e luajtshme, si mjete që kanë mundësuar kryerjen e veprës penale dhe sendet që i nënshtrohen automatikisht konfiskimit, të cilat janë sekuestruar përkohësisht me vendimin e gjykatës, si sende të përdorura apo të destinuara për kryerjen e veprës penale.

“Obligohet i akuzuari që në emër të shpenzimeve të procedurës gjyqësore, në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, po ashtu obligohet i akuzuari që në emër të kompensimit të viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”.

Në bazë të nenit 367 paragrafi 1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit, gjykata i ka udhëzuar palët për të drejtën në ankesë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika