Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit mes Osmanit dhe Allen

DASH njofton se, nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për prioritetin strategjik për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë për arritjen e këtij qëllimi

Nënsekretarja amerikane e shtetit për diplomaci publike, Elizabeth Allen me presidenten Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen në Prishtinë.

Përmes një komunikate Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka dhënë detaje të takimit.

Siç njofton DASH, nënsekretarja dhe presidentja diskutuan për prioritetin strategjik për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë për arritjen e këtij qëllimi.

“Allen theksoi përfitimet e integrimit ekonomik rajonal dhe rëndësinë e vlerave evropiane dhe transatlantike si të drejtat e pakicave dhe liria e medias,” thuhet në komunikatë.

DASH njoftoi poashtu se u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi (MOU) për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shteti i huaj.

Sipas komunikatës, “Kosova është vendi i pesëmbëdhjetë në Evropë, Afrikë, Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut që miraton Kornizën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj. Këto vende janë bashkuar në njohjen e përbashkët se manipulimi i informacionit të shtetit të huaj, i cili përfshin dezinformimin dhe propagandën, është një kërcënim i sigurisë transnacionale që mund të krijojë ose të shfrytëzojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin zgjedhor dhe të minojë besimin e publikut në qeveri.”

Nëpërmjet këtij MM, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova synojnë të zgjerojnë shkëmbimin e informacionit, të ndërtojnë kapacitete për programim kritik kundër dezinformimit dhe të harmonizojnë politikat e qeverisë rreth pesë fushave kyçe të veprimit të përcaktuara në Kornizë.

“Ky bashkëpunim i zgjeruar dypalësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, avancon interesin e përbashkët të dy vendeve për të siguruar një ekosistemin global të informacionit të lirë, të hapur dhe të bazuar në fakte.”

Shija e redaktorit

“Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, Rama liderëve...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve të Evropës. “Në Kanunin tonë që është shkruar kohë më parë, ka një kapitull që...

Zelensky në Tiranë, falënderon Shqipërinë: Jeni një vend që beson...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, zbuloi përpjekjet e fundit për të arritur...

Shqipëria nuk është më në periferi të Evropës, thotë Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në hapjen zyrtare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, shprehu entuziazmin dhe mirënjohjen e tij për organizimin...

Të fundit nga rubrika