Depoja e naftës në Shahran, Teheran, goditet nga Izraeli (VIDEO)
BBC ka konfirmuar se depoja e naftës në Shahran të Teheranit është goditur nga një sulm izraelit. Ministria iraniane e Naftës ka konfirmuar se sulmet izraelite kanë shënjestruar këtë depo, si dhe një rezervuar karburanti në pjesën jugore të Teheranit. Sipas autoriteteve iraniane, nivelet e karburantit në të dyja këto pika nuk janë të larta […]
BBC ka konfirmuar se depoja e naftës në Shahran të Teheranit është goditur nga një sulm izraelit.
Ministria iraniane e Naftës ka konfirmuar se sulmet izraelite kanë shënjestruar këtë depo, si dhe një rezervuar karburanti në pjesën jugore të Teheranit.
Sipas autoriteteve iraniane, nivelet e karburantit në të dyja këto pika nuk janë të larta dhe situata është nën kontroll.
Departamenti i Zjarrfikësve i Teheranit kishte paralajmëruar më herët se depoja e Shahranit përbënte rrezik të lartë për shkak të afërsisë së saj me zonat e banuara.















