Deponoi mbi 600 euro të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i një banke ka bërë të ditur se nga një klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara. Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dje (të premte) në ora 09:10. “Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i një banke ka bërë të ditur se nga një klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë dje (të premte) në ora 09:10.
“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara”, thuhet një raport.
Policia ka bërë të ditur se paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.















