Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Gjykata e qarkut në Fairfax të Virginias ka bërë të ditur se aktori hollivudian ka fituar çështjen kundër ish-bashkëshortes së tij

Pas gjashtë javësh gjyqi, juria e Gjykatës së qarkut në Fairfax të Virginias ka shpallur aktorin, Johnny Depp si fitues të çështjes.

Pas 13 orësh diskutimi, të mërkurën, juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra bëri të ditur vendimin në bazë të së cilit Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.

Ndërkohë, aktori i “Pirates of the Caribbean” mbështetej nga shumë fansa jashtë ambientit të Gjykatës së lartëcekur.

Depp kishte ngritur një padi kundër ish-bashkëshortes së tij për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi në “The Washington Post”, në të cilin ajo e quajti veten “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.

Gjyqi i Depp-Heard drejt përfundimit, çka dihet deri tani?

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika