Deputetë të opozitës thërrasin seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për tekstet shkollore

Deputetët e opozitës kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit më 4 shtator, për “dështimet e Qeverisë” në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e opozitës, respektivisht anëtarët e Komisionit për Arsim, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme në lidhje me atë që e kanë cilësuar si “dështimin për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë”.

Deputetja Eliza Hoxha ka thënë se shkollat janë të papërgatitura, kurse nxënësit nuk kanë tekste e as materiale shkollore.

“Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë”, ka thënë ajo.

Seana e Kuvendit, sipas Hoxhës, do të nisë këtë të hënë derisa ka kërkuar nga deputetët t’i ndërpresin pushimet.

Gjendja, sipas saj, është e jashtëzakonshme, pasojat e së cilës, sipas saj, për faj të Qeverisë po i vuajnë nxënësit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika