Deputetët britanikë mbështesin anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe NATO

Në takimin e së martës, kryeministri Kurti i është falënderuar përfaqësuesve britanikë për kontributin e dhënë për Kosovën. Përgjatë këtij takimi është diskutuar vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti krahas ambasadorit Ilir Kapiti, është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar (Foto: Zyra e Kryeministrit)

Përkrahja e plotë për Kosovën në anëtarësimin në KiE, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare i është premtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përgjatë takimit me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se të martën, Kurti krahas ambasadorit Ilir Kapiti është takuar me deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd, në Parlamentin Britanik.

“Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje të tjera aktuale në Kosovë dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, theksohet se Kurti iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Përgjatë takimit, në fokus të diskutimit ishte vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika