Deputetët e Letonisë e shpallin Rusinë “vend sponzorizues të terrorizmit”

Parlamenti letonez ka deklaruar se veprimet e Rusisë po përbëjnë "gjenocid kundër popullit ukrainas" duke e quajtur si një "vend sponzorizues të terrorizmit" dhe gjithashtu u kanë bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të "shprehin të njëjtin mendim"

Ilustrim

Deputetët letonezë e kanë shpallur zyrtarisht Rusinë “vend sponzorizues të terrorizmit”.

Të enjten e 11 gushtit parlamenti ka deklaruar se veprimet e fqinjit të tij po përbëjnë “gjenocid kundër popullit ukrainas”.

Deputetët gjithashtu iu kanë bërë thirrje vendeve të tjera evropiane që të “shprehin të njëjtin mendim”.

Ndërsa, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se ai është “mirënjohës” për njoftimin dhe se deklarata ka ndodhur “në kohën e duhur”.

“Rusia është duke përdorur vuajtjen dhe frikësimin, si mjete në përpjekje për të dobësuar moralin e popullit ukrainas dhe të forcave të armatosura, si dhe për të paralizuar funksionimin e shtetit në mënyrë që të pushtojë Ukrainën”, thuhet në deklaratën e parlamentit.

Deputetët kanë akuzuar gjithashtu Moskën për vendosjen e municioneve të ndaluara ndërkombëtarisht “për të përhapur frikë dhe për të vrarë civilë”, raporton euronews.

Vendi anëtar i Bashkimit Evropian ka theksuar se pushtimi i Rusisë është kryer “me mbështetjen dhe përfshirjen e regjimit bjellorus” dhe ka kërkuar sanksione të mëtejshme ndaj Minskut.

Njëkohësisht, Rusia ka lëshuar mohime të përgjithshme se trupat e saj po synojnë civilët në Ukrainë dhe në të njëjtën kohë këmbëngul se nuk është një luftë, por një “operacion special ushtarak”.

Por, Letonia do të rifusë shërbimin e detyrueshëm ushtarak mes tensioneve në rritje me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Rusia do të ndryshojë sjelljen e saj,” ka theksuar ministri i mbrojtjes Artis Pabriks.

Parlamenti i Letonisë i është bashkuar Estonisë për t’i bërë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë dhe bjellorusë.

Ndërsa, disa analistë e kanë kritikuar propozimin si një “pjerrësi të rrëshqitshme” që mund të kufizojë të drejtat e udhëtimit të civilëve të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika