Deputetët e opozitës të bashkuar për tërheqjen e Trustit

Propozimi i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një përqindje nga Trusti Pensional nuk është marr parasysh nga Qeveria. Ekzekutivi nuk i ka kthyer përgjigje deputetit por as televizionit për këtë kërkesë. ky projektligj pritët të kaloj për votim në Kuvend për të cilin janë shprehur pro edhe deputetët e partive opozitare.

Trusti

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë opinionin e vet për iniciativën e nisur nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për tërheqjen edhe të një shume tjetër nga Trusti.

Për këtë, iniciuesit paralajmërojnë se projektligji do të kthehet në Kuvend dhe do procedohet në komisione parlamentare para se të shkojë për votim.

Deputeti Bekim Haxhiu po thotë se nuk e di arsyen pse Qeveria nuk ka dhënë mendim për propozimin e tij.

“Qeveria ka pas gjithë kohën në dispozicion që të jap mendimin e saj për projektligjin. Nuk e di arsyen se pse nuk ka dhënë përgjigje sepse nuk ka asnjë refleksion në buxhetin e shtetit përkundrazi pas miratimit të projektligjit, buxheti i shtetit do të pasurohet më shumë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Por, ani se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e as Qeveria nuk po e përkrahin këtë iniciativë, janë partitë opozitare që premtojnë se do ta mbështesin.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, për RTV Dukagjini ka tregouar arsyen pse ata do ta votojnë projektligjin.

“Ne kemi thënë që do t’i përkrahim qytetarët të cilët dëshirojnë ta tërheqin trustin e vet, sepse tek e fundit janë mjetet e tyre dhe në kohën kur Lidhja Demokratike ka qeverisur ka ndarë 10% të Trustit dhe këta qytetar e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë”, është shprehur ajo.

Për Portalin D, mbështetjen e kanë konfirmuar edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tyre, kjo do të ndikonte në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Trusti

“Të enjten është data 21, i kemi dhënë qeverisë kohë dhe nëse nuk realizohet atëherë ne do ta adresojmë këtë temë në kuvend dhe përmes kuvendit ta kalojmë ligjin që do të mundësojë tërheqjen”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ndërsa nga Oda e Afarizmit të Kosovës, kanë dhënë arsyet pse një propozim i tillë nuk është i duhuri.

“Duke marrë parasysh gjendjen me të cilët po përballët ky fond si dhe duke marr parasysh faktin që ka vende të ndryshme të botës që janë ballafaquar me kriza të ndryshme dhe si rrjedhoje asnjëherë nuk është praktikuar të behët tërheqja e mjeteve nga Fondi Pensional”, ka thënë Qendresa Ibrahimi.

Gjatë pandemisë, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, u bë një tërheqje nga Trusti, e rreth 200 milionë eurosh nga mbi 420 mijë kontribut pagues.

Kurse, për nismën aktuale të një tërheqje të re, nga Trusti kanë thënë se ata do të zbatojnë vendimet e institucioneve përgjegjëse të vendit.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika