Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.
PDK-ja dhe Aleanca kanë kërkuar në vazhdimësi që seanca të vazhdojë, ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje kanë deklaruar se pa arritjen e një marrëveshjeje politike nuk do ta thërrasin vazhdimin e saj.