Deputetet e PDK-së largojnë shiritat që ia kufizonin hapësirën gazetarëve

Deputetet nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë larguar shiritat që u kanë kufizuar hapësirën gazetarëve në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës

FOTO:KP

Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi, larguan të premten pengesat që u janë vendosur gazetarëve në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Sikurse dje, edhe në seancën e sotme, në pjesën e mediave në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ishte vendosur një shirit, duke i zhvendosur më prapa gazetarët dhe kameramanët, të cilët përcjellin punën e legjislativit, raporton KP.

Kjo edhe pamundësonte pamjen e plotë të sallës plenare të Kuvendit. Nga ky institucion thanë se shiriti ishte vendosur për shkaqe sigurie.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika