Deputetët e VV-së e bojkotojnë sërish seancën për mbështetjen urgjente financiare të policisë

Deputetët e mazhorancës sërish e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Deputetët e mazhorancës sërish e kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të diskutohet shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për media, kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në seancë.

Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në këtë vend.

“Formacioni paraushtarak kreu një sulm në Banjskë të Zvecanit. Ky formacion ushtarak i financuar nga shteti serb, ishte i sponsorizuar direkt nga Serbia. Terroristët u penguan, u luftuan, u zbuluan, dhe u mundën nga Policia e Kosovës, disa u arrestuan, disa u eliminuan e disa arritën të ikin nga Kosova”.

“Puna e policit në Kosovë është puna më e rrezikshme në këtë vend. Atyre u është ndaluar shtesa e rrezikshmërisë të cilën gjithmonë e kanë marrë në të kaluarën. Ky është një vendim i padrejtë dhe ndikon në mirëqenien e tyre, por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së përditshme dhe sfiduese”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se numri i përgjithshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është 8880 në total.

Sipas ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Qalajt, 280 prej tyre kanë sëmundje të rënda dhe 467 me sëmundje kronike.

“Opozita të vetmin qëllim e kanë që me këtë rezolutë ta mbështesin Policinë e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi me të gjitha partitë politike, duke e përfshirë edhe atë në pushtet që ta harmonizojmë një rezolutë të përbashkët e pastaj ta miratojmë këtu e t’i mbështesim policët tanë”.

Qalaj foli në emër të 40 deputetëve nënshkrues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika