Deputetët e VV-së në sallë, vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke qëndruar në sallën e Kuvendit të Kosovës, në pritje të vazhdimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila ishte sërish për në ora 23:00.

Bëhet fjalë për vazhdimin e katërt të seancës, e cila fillimisht kishte nisur në ora 10:00 të mëngjesit. P

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu e shtyu atë fillimisht për në ora 14:00, më pas për në ora 19:00 dhe tani për në ora 23:00, me arsyetimin se po pritet pjesëmarrja e deputetëve të opozitës, të cilën ajo e ka cilësuar si obligim.

Një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje kishte propozuar dy kandidate për presidente: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Në rundin e parë të votimit, Rushiti kishte marrë 63 vota, ndërsa Hoxha nuk kishte marrë asnjë votë.

Të fundit nga rubrika