Deputetët mblidhen për të 15-tën herë për konsistuimin e Kuvendit
Sot në orën 10:00 deputetët e Kuvendit do të mblidhen për vazhdimin e 15-të me radhë të seancës konstituive pavarësisht se kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses. Ndërkohë që asnjë nga partitë parlamentare nuk ka treguar për ndryshim qëndrimesh. Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në ndryshim të mënyrës së votimit […]
Sot në orën 10:00 deputetët e Kuvendit do të mblidhen për vazhdimin e 15-të me radhë të seancës konstituive pavarësisht se kërkesa e Vetëvendosjes për votim të fshehtë tashmë i ka shkuar Kushtetueses.
Ndërkohë që asnjë nga partitë parlamentare nuk ka treguar për ndryshim qëndrimesh.
Lëvizja Vetëvendosje ka insistuar në ndryshim të mënyrës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehë, ndërkohë që kjo është kundërshtuar nga partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë. Ndryshimi i mënyrës së votimit ka dështuar të kalojë gjashtë herë.
Kërkesa për ndryshim të formës së votimit është dërguar të hënën për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituim të organit ligjvënës, presidentja e ka ftuar një takim konsultatitv për datën 15 maj. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që nga LVV-ja nuk janë deklaruar.















