​Deputetëve iu dërgohen ftesat për seancë konstituive, ky është rendi i ditës

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ua ka dërguar deputetëve të zgjedhur ftesat për seancën konstituive të Kuvendit.

Seanca konstituive do të mbahet të enjten në orën 10:00.

Në ftesë është bashkëngjitur edhe rendi i ditës së asaj seance.

Si pikë e parë është formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas, në rend dite është betimi i deputetëve. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është pika e tretë e seancës.

Pika e fundit është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, raporton kp.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvendit.

Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi më i madh parlamentar, siç përcaktohet në nenin 67. Ai zgjidhet me shumicë të votave të të gjithë deputetëve (61 nga 120).

Deputetët duhet t’i zgjedhin edhe pesë nënkryetarë të Kuvendit, tre prej të cilëve propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, kurse dy nga komunitetet joshumicë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika