Deputeti anglez u del në krah shqiptarëve: Stop histerisë anti-shqiptare

Deputeti konservator Daniel Kawczynski në një komision parlamentar, u tregoi kolegëve të tij për protestën e një jave më parë të shqiptarëve në kryeqytetin anglez

Deputeti i partisë konservatore angleze, Daniel Kawcynski

Për sekretaren e tyre të punëve të brendshme britanike, Suela Braverman, shqiptarët që mbërrin me gomone po pushtojnë Anglinë.

Por, nuk është i të njëjtës linjë mendimi për shqiptarë edhe bashkëpartiaku i saj deputeti i partisë konservatore angleze, Daniel Kawcynski.

I cili në një komision u tregoi kolegëve të tij deputetë se protesta e mbajtur një javë më parë nga shqiptarët në Londër ishte me vend.

Shqiptarët protestojnë në Londër kundër diskriminimit

Kjo protest erdhi për shkak  deklaratave të Sekretares britanike për Çështjet e Brendshme, Bravermen, e cila akuzoi shqiptarët për “pushtim” dhe “abuzim me ligjet e tyre moderne të skllavërisë”, komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një protestë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Pasi sipas tij “Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën Ëestminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor ndërtimi, infermiere, doktor, jam mësues dhe ne jemi ne kontribuojmë në këtë vend, ndërsa media na portretizon si kriminelë”.  Unë jam i prekur nga ajo që pash dhe dëgjova në Westminster Breadge nga këta njerëz të cilët punojnë shumë”.

Ai  ka denaur gjhën e të cilin portretizoheshin këta protesutes, respekktivisht portretizimi i tyre si njerëz të cilët krijuan dhunë.

Kawcynski tha se nuk e pa ëktë këtë në këtë protestë.

“Demonstrata që unë pash është shumë ndryshe nga zhvillimet të cilat u pasqyruan në artikullin e Mail on Sunday, ku këta protestues portretizoheshin si njerëz të cilët krijuan dhunë. Kjo nuk është ajo që unë pash. Njerëz si zoti Nigel Farage përpiqen të lartësojnë këtë histeri anti-shqiptare në faqet e Mail on Sunday. Ata  duhet të jetë shumë shumë të kujdesshëm në këtë që po bëjnë”, ka thënë Kawcynski.

Ai tha se sekreatrja Braveman duhet të fokusohet më shumë ën detyrat e ssaj.

“Ne të gjithë duam dhënien fund të modelit kriminal të grupeve kriminale por në asnjë mënyrë s’kemi si shembull marrim shqiptarët.  Sekretarja e punëve të brendshme duhet të fokusohet në detyrat e saja. Duhet të jetë e kujdesshme me gjuhën që ajo përdor, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika