Deputeti gjerman përkrah letrën e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë: Një nismë shumë e mirë dhe në kohë

Deputeti gjerman, Knut Abraham nga CDU/CSU, ka shfaqur mbështetjen e tij në lidhje me letrën e ligjëvënësve europianë dhe amerikanë, që ka të bëjë me ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës

Deputeti Gjerman, Knut Abraham

Knut Abraham, deputet gjerman nga CDU/CSU, ka përkrahur letrën e ligjvënësve evropianë dhe amerikanë, ku kërkohet të ndryshohet e qasja ndaj Kosovës në mënyrë që dialogu me Serbinë të jetë “më i balancuar”.

Mbështetjën e tij e ka shfaqur përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, ku thotë se është një nismë shumë e mirë dhe në kohën e duhur.

“Kjo letër e hapur ka mbështetjen time të plotë. Një nismë shumë e mirë dhe në kohë”, ka shkruar Abraham, duke shpërndarë postimin e deputetës britanike, Alicia Kearns.

Këtë letër e kanë nënshkruar 56 deputetë dhe 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtmë. Ndër ta është edhe senatori amerikan, Bob Mendez, i cili thotë se është krenar “që bashkohet me shumë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe ligjvënësve që i bëjnë thirrje qeverive të tyre për ndryshimin e qasjes në mardhëniet e Kosovës me Serbinë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika