Deputeti gjerman: Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, BE-ja të shtojë presionin ndaj Beogradit

Anëtari i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Knut Abraham

Deputeti gjerman, Knut Abraham, ka thënë se situata në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm.

Me anë të një postimi në Twitter, Abraham ka thënë se është e nevojshme që BE-ja të bëjë presion real ndaj Beogradit.

“Situatë në Kosovë dhe Serbi kërkon veprim të menjëhershëm. Çfarë po bën Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell? Vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme. Shtensionimi është në rend të ditës. Është i nevojshëm një presion më real i BE-së ndaj Beogradit”, ka shkruar ai.

Për këtë, reagoi edhe Ambasada e Kosovës në Gjermani, teksa e ka falënderuar deputetin gjerman.

“Knut Abraham faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe mesazhin e qartë ‘se vringëllima e shpatës serbe është e rrezikshme, e papërgjegjshme dhe e papranueshme’. Mjaft më”, ka shkruar Ambasada.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika