Deputeti gjerman – Vuçiqit: Vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm, nuk ka rëndësi nga vijnë

“I nderuar president, Aleksandar Vuçiq. Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët", ka deklaruar deputeti gjerman, Michael Roth, ndaj deklaratave të presidentit serb, Vuçiq për operacionin në veri

Michael Roth

Deputeti gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka përmendur operacionin e sotëm në veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës nga grupet kriminale serbe.

Roth ka thënë se vrasja e njerëzve është krim i tmerrshëm, pa marrë parasysh se nga vijnë viktimat dhe autorët.

“I nderuar president, Aleksandar Vuçiq. Vrasja e njerëzve është një krim i tmerrshëm. Për mua nuk ka rëndësi se nga vijnë viktimat dhe autorët. Nuk më interesojnë fare kombësitë apo etnitë. Edhe kosovarët edhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet, liri dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth.

Ndërkaq, presidenti serb tha se “në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

Ndryshe, rreshteri policor, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.

Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.

Po ashtu, policia tashmë ka njoftuar se është arrestuar edhe sulmuesi i dytë, i cili gjithashtu ka qenë në uniformë ushtarake dhe i armatosur me armë të gjata dhe municion.

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se deri më tani, sipas informacioneve nga terreni, tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Kurti dhe Vuçiq u takuan më 14 shtator në Bruksel për një nivel të lartë bisedimesh në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por nuk arritën asnjë pajtim për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika