Deputeti i Bundestagut: Jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian

Serbia dhe Kosova t’i mbajnë premtimet për zbatimin me marrëveshjes se Ohrit, ka porositur kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut Michael Helmut Roth

Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut Michael Helmut Roth

Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut Michael Helmut Roth, ka thënë se Serbia dhe Kosova kanë një shanse reale që të bëhen anëtare të Bashkimet Evropian ndërmjet vitit 2025-2030.

Roth në një intervistë për revistën Novi ka specifikuar se nuk është shumë i lumtur me komente që Kosova dhe Serbia i kanë dhënën për marrëveshjen e Ohrit, pasi sipas tij kjo e prishë thelbin e planit evropian.

Si e shihni rezultatin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën patronazhin e BE-së në takimin e përfunduar së fundmi në Ohër?

“Unë jam këtu në momentet vendimtare për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës dhe rruga për të dyja vendet është drejt Bashkimit Evropian. Dhe, e përsëris, jam plotësisht i bindur se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një shans real për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Bundestagut.

“Udhëheqja e guximshme e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të kapërcyer polemikat, për të vendosur baza të përbashkëta për pajtim, besim të ndërsjellë… Dhe prandaj jam i sigurt se marrëveshja e Ohrit është një hap i rëndësishëm përpara dhe pritshmëria ime e qartë është që të dyja palët zbatojnë atë që kanë premtuar”.

“Është një sfidë e madhe për Kosovën, por edhe për Serbinë. Dhe me të vërtetë shpresoj që të ketë një shans që presidenti i Serbisë dhe qeveria e Kosovës të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje. Nuk jam shumë i lumtur për komentet që shpërfillin thelbin e kësaj marrëveshjeje… Baza e marrëveshjes ishte propozimi gjermano-francez dhe negociatat ishin nën kujdesin e Bashkimit Evropian me të dërguarin special Mirosllav Lajçak dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politika e Jashtme dhe Siguria dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian Josep Borrell. Dhe kështu shpresoj se lidershipi i të dyja palëve do t’i mbajë premtimet”, ka theksuar ai.

Më tej ai ka kritikuar shoqërinë civile në Serbi e cila sipas deputeti gjerman është shumë e ndjeshme kur bëhet fjalë çështja e Kosovës.

“Dhe dialogu për normalizimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një nga elementët kyç. Duhet të kem parasysh se shoqëria civile në Serbi është jashtëzakonisht e ndjeshme kur bëhet fjalë për Kosovën, por në fund ajo që na duhet vërtet është lidershipi i guximshëm”, ka përfunduar Roth.

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Distria e Nora në finale, sigurojnë medalje në Grand Slamin...

Kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Xhudistja kosovare,...

Maqedonci: Uniforma e FSK-së është trashëgimi e vlerës së atyre...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të FSK-së, ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës, e të cilën, ai...

Të fundit nga rubrika