Deputeti i CDU/CSU-së kërkon nga Gjermania mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KE

Deputeti i CDU/CSU-së,  Michael Brand, ka kërkuar haptazi mbështetje për Kosovën në "hapin logjik" të saj

CDU/CSU ka kërkuar nga qeveria gjermane mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti i grupit parlamentar më të madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU,  Michael Brand, ka thënë se “kërkesa e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një hap logjik”.

Brand ka vlerësuar se “Kosova në të kaluarën e afërt ka bërë progres të madh në aspektin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit”.

Deputeti i CDU-së, i cili njëkohësisht është kryetari i Grupit të Punës për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën humanitare të Grupit parlamentar, ka thënë më tej se “asnjë vend tjetër evropian nuk i referohet kaq qartë në Kushtetutë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Juridiksioni i saj që tashmë njihet si i detyrueshëm për Kosovën”.

Brand ka shkruar po ashtu se Kosova është “deri tani vendi më proevropian në Ballkan”, duke theksuar se më shumë se 90 për qind e popullsisë është vazhdimisht në favor të integrimit në BE dhe NATO.

“Nën qeverinë e re, vendi po ndjek një politikë absolutisht proevropiane dhe properëndimore. Qeveria e Kosovës, gjithashtu, shumë shpejt i është bashkuar të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Rusisë,” ka shkruar ai.

Brand ka thënë se anëtarësimi në strukturat euroatlantike do të krijonte stabilitet në Ballkan.

Ai ka folur edhe mbi “taktikat” e Serbisë dhe Rusisë.

“Nëse Serbia dhe Rusia nuk mund të vazhdojnë lojën e tyre të rrezikshme kufitare në Ballkan, rreziku i një konflikti të ri atje do të reduktohet ndjeshëm. Mbështetja për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të ketë efekt stabilizues edhe në situatën në Bosnje-Hercegovinë, ku edhe ekstremistët serbë, aleatë me Rusinë, po i vënë në pyetje kufijtë”.

Politikani i CDU-së, ka treguar arysen se përse tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës:

“Në Këshillin e Evropës, më shumë se 72 për qind e shteteve anëtare e kanë njohur tashmë Republikën e Kosovës, ndërsa të tjerat janë afruar me njëra-tjetrën. Është koha e duhur dhe qasja e duhur për të bërë një hap të rëndësishëm përpara në integrimin e mëtejmë të Kosovës dhe në të njëjtën kohë të gjithë rajonit.”

Në përfundim të deklaratës së tij për media, Brand ka kërkuar që qeveria gjermane të bëjë hapa konkret.

“Tani është e rëndësishme që qeveria federale jo vetëm të bisedojë, por edhe të veprojë në mënyrë aktive. Kancelari Federal dhe Ministrja e  Jashtme i kanë siguruar personalisht lidershipit kosovar mbështetjen e tyre. Kjo tani duhet të reflektohet në veprime konkrete”.

Ndërkaq, ai e ka cilësuar kërkesën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës si një hap logjik.

Brand thotë se anëtarësimi në strukturat euroatlantike do të krijonte stabilitet në Ballkan.

Kësaj thirrjeje i është bashkangjitur edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

 

 

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika