Deputeti i Partisë Socialiste, Balla: Me 28 Nëntor, disa deputetë shqiptarë vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka bërë të ditur se se një grup i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do të udhëtojnë për në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ai këtë e tha në Kuvendin e Shqipërisë ku është duke u mbajtur mbledhja […]
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, ka bërë të ditur se se një grup i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë do të udhëtojnë për në Hagë për t’i vizituar krerët e UÇK-së.
Ai këtë e tha në Kuvendin e Shqipërisë ku është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
28 Nëntori i ka bërë bashkë dy kuvendet, atë të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendnin shqiptarë në Tiranë.
Fjalët hyrëse në këtë mbledhje të përbashkët kishin kryeparlamentarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.















