Deputeti i Shqipërisë: Duhet të jemi bashkë me Kosovën dhe ta dënojmë dhunën e Serbisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Asllan Dogjani, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar një rezolutë në mbështetje të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit në veri. Dogjani në intervistë për emisionin FIVE, ka thënë se duke parë situatën në vazhdimësi i ka bërë kërkesë Kuvendit që të dalin më një rezolutë, që […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Asllan Dogjani, të enjten në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar një rezolutë në mbështetje të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit në veri.
Dogjani në intervistë për emisionin FIVE, ka thënë se duke parë situatën në vazhdimësi i ka bërë kërkesë Kuvendit që të dalin më një rezolutë, që të dënojnë dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
“Duke parë situatën në vazhdimësi, i kam kërkuar Kuvendit që të dalin më një rezolutë, që të dënojmë dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve të Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Në duhet ta ndalojmë dhunën, dhe kjo ishte kërkesa ime në Kuvendin e Shqipërisë”, ka deklaruar ai në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin FIVE.
“Ne jemi si një komb dhe duhet të dalim në mbështetje pa dashur të analizojmë veprimet apo të bëjmë një kuotë të situatës në Kosovë sepse kështu bëjnë qytetarët e Kosovës. Por unë kërkova ta dënojmë. Sepse e di dhe e kam informacionet e mia se ato grupe, grupet paramilitare që janë ngritur sot dhe po sulmojnë policinë dhe KFOR-in janë banda kriminale”, ka thënë më tej ai.















