Deputeti i VV-së e konsideron gabim refuzimin e Kurtit për t’u takuar me Ramën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, konsideron gabim refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të takuar homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka konsideruar gabim refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Rrahmani tha se ka qenë gabim anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive nga Edi Rama, por sipas tij, edhe Kurti po bën gabim që nuk po e takon atë.

Deputeti i VV-së tha se gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim.

“Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kishte kontribuuar në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë”, ka thënë ai.

Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë ditës me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Pas këtyre dy takimeve, Rama nuk ka pranuar të flasë për media.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika