Deputeti i VV-së: Familja me bashkëshortë të gjinive të ndryshme, nuk është patriarkale, as konservatore, është familje biologjike

"Edhe me ligjin e familjes dhe me ligjet e tjera dihet se kush e përbën familjen, përbëhet nga bashkëshortë që janë të gjinive të ndryshme..."

Burim Meta, deputet i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pjesë e Partisë Guxo

Deputeti i VV-së, Burim Meta, në emisionin “Reth e Rrotull” në TV Dukagjini, ka komentuar Projekt-Kodin Civil, i cili ka dështuar të miratohet në Kuvend. Meta bëri të ditur se ka kritikuar katër pika të këtij Projekt-Kodi, duke përfshirë nenin që lejon martesën dhe bashkëjetesën në mes të personave të gjinisë së njëjtë.

Ai theksoi se ky nen duhet të diskutohet dhe ajo çfarë po mundet të bëjë vetë (Meta) dhe disa të tjerë që po e kundërshtojnë këtë nen, është ruajtja e familjes tradicionale, duke shtuar se me familje tradicionale nuk synohet familje patriarkale apo konservatore, por, familje biologjike, që përbëhet nga bashkëshortët e gjinive të ndryshme.

“…Këtu duhet të diskutohet, për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht për familjet tradicionale, nuk po synohet në ato familje. Këtu duhet të diskutohet për shkak se ne nuk mendoj që aktualisht duhet për këto familje tradicionale, edhe mendoj që me familjet tradicionale nuk po synohet ato familjet siç kemi qenë në patriarkale apo konservatore, po bëhet fjalë për familje biologjike. Edhe me ligjin e familjes dhe me ligjet e tjera dihet se kush e përbën familjen, përbëhet nga bashkëshortë që janë të gjinive të ndryshme…”, ka thënë Meta në “Rreth e Rrotull”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika