Deputeti i VV-së i fton kryetarët e komunave t’i paraqesin kërkesat buxhetore, u premton se do t’i përkrahë

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga komunat t’i paraqesin kërkesat e tyre buxhetore dhe se, sipas tij, nëse janë të arsyeshme do t’i përkrahë pa marrë parasysh nga cili subjekt qeverisen ato komuna

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave dhe organizatave të tjera buxhetore që “deri me datë 27 nëntor, ditë e hënë të dërgojnë kërkesat e tyre buxhetore për nevojat dhe projektet shtesë duke dhënë arsyetimet për kërkesat e bëra”.

Rrahmani theksoi se do t’i përkrahë kërkesat e tyre nëse janë të arsyeshme dhe nëse ka mundësi buxhetore.

“Si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transefere ju siguroj që do ta mbështes secilën kërkesë që është e arsyeshme si për nga nevoja ashtu edhe për nga mundësitë buxhetore”, tha ai.

Tutje, ai tha se këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë të gjitha komunat pa marrë parasysh se nga cilat subjekte udhëhiqen.

“Ftoj që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të gjitha komunat pa marrë parasysh se cilat subjekte qeverisin, si dhe organizatat tjera buxhetore që deri ditën e hënë të dërgojnë kërkesat e tyre në Kuvendin e Kosovës, drejtuar  Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere”, tha ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika