Deputeti i VV-së i përfshin dy zyrtarë të lartë të KEK-ut në arrestimin e Nagip Krasniqit
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, raportohet se ka komunikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke përmendur dy persona, Luigj Imerin dhe Skënder Bucollin, si persona të përfshirë në rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit. Biseda mes tyre është siguruar nga mediumi Nacionale, ku thuhet se ka qenë bisedë më e vjetër. “E vërtetë, aman […]
Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, raportohet se ka komunikuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke përmendur dy persona, Luigj Imerin dhe Skënder Bucollin, si persona të përfshirë në rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit.
Biseda mes tyre është siguruar nga mediumi Nacionale, ku thuhet se ka qenë bisedë më e vjetër.
“E vërtetë, aman mos i qitni ata që e çuan Nagipin në burg, si Luigji e Skender Bucolli, se kam frikën veç kanë me ia rëndu më shumë”, thuhet në këtë mesazh.
Po ashtu, thuhet se deputeti i VV-së ka komunikuar me aplikues të konkursit të fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), lidhur me ndërhyrjen në procesin e punësimit.
Në bisedat që i ka siguruar Nacionale, deputetit Thaçi i thonë “veç ti n’mujsh me ba diçka”.

Po ashtu, në bisedat e siguruara, Thaçi i drejtohet edhe ministres Artane Rizvanolli dhe anëtarit të bordit të KEK-ut, Arton Ahmetit, duke shprehur ankesat e tij në lidhje me këto çështje.
Deputeti Thaçi e ka pranuar publikisht komunikimin me aplikuesit dhe ankesat e tij ndaj zyrtarëve të KEK-ut.
Megjithatë, ai ka kërcënuar me një padi ndaj mediumit “Nacionale”, që kanë raportuar mbi këto biseda.
Ndërkaq, Luigj Imeri, një prej figurave të përmendura, ka refuzuar t’i komentojë bisedat pa parë përmbajtjen e tyre, por ka theksuar se nëse ka elementë të vërtetë në akuzat, dikush duhet të japë llogari.















